PËRKTHIM/
Për disa, bunkerët janë të shëmtuar, një kujtesë e keqe të një periudhe që Shqipëria e ka kaluar. Ndërsa për një pjesë tjetër, bunkerët e epokës komuniste, si një model i Shqipërisë së vogël përtej Adriatikut, janë pjesë e trashigimisë kulturore që nuk duhet humbur.
Dekada pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës, bunkerët kube po zhduken shpejt. Një herë e një kohë ka pasur më shumë se gjysëm milioni prej tyre, ndërtuar për të mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga “imperializmi dhe revizionizmi”. Tani shumica janë shkatërruar.
Por disa janë të vendosur për ta shpëtuar këtë arkitekturë, me një shumëllojshmëri ideshë për ripërdorimin e tyre. Në Lezhë, 30 milje në veri të Tiranës, një ndërmarrje e përbashkët gjermano-shqiptare e turizmit është në proces të transformimit të një bunkeri në hotel. Në Tirana Ekspres, një qendër e artit të gjallë në afërsi të stacionit të rrënuar të trenit, një skenë ka qenë e ndërtuar nga tre koka bunkerësh. Keq Marku Djetroshan, një artist që merret me tatuazhet, ka shkuar në një tjetër ide, duke transformuar një nga bunkeret e panumërta të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit përgjatë kufirit me Malin e Zi në një sallon tatuazhesh.
Një libër i ri tregon hap pas hapi mënyrën e konvertimit të bunkerëve të braktisur me funksione të tjera, duke filluar nga hotele, kafene, WC, dyqane ku njëri prej tyre ishte shquar edhe në Bienalen e Venecias, ku është bërë edhe prezantimi i fundit. Elian Stefa, një nga autorët e Kërpurdhës, bën një përllogaritje të kostos që duhet për kthimin e një bunkeri në kamping për pushime, që mund të shkoj deri në 150€. “Potenciali është i madh, veçanërisht për turizmin,” tha ai.
Dilema – për të shkatërruar ose ridimensionuar këta bunker i ndan Shqiptarët. “Ka pasur bunker në çdo qytet, çdo lagje, por shumica tani janë shkatërruar”, – tha gazetari veteran shqiptar Llazar Semini. “Ata (qeveria shqiptare) kanë mbyllur një sy dhe një vesh, duke i lënë njerëzit që t’i shkatërrojnë ata ngadalë. Shumica e njerëzve janë të lumtur që ata të zhduken.
Ndërtimi i bunkerëve ishte frymëzuar pas rreshtit të luftrave zhvilluar në Francë kundër ushtrisë amerikane, dhe ngritur me ndihmën e inxhinierëve kinezë dhe Koresë së Veriut, bunkerizimi i Shqipërisë u përshpejtua në mes të viteve 1970. Një diktator paranjojak, i cili pasi ndërpreu lidhjet me Moskën në vazhdën e reformave të Nikita Hrushovit, si dhe frikën e sulmeve nga Bashkimi Sovjetik dhe Jogosllavia, por nga ana tjetër edhe me “perëndimin e imperialist”.
Edhe pse bunkerët ishin zyrtarisht pronë e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, pas rënies së regjimit të Partisë Komuniste në vitin 1991 shumë fermerë i morën ato. Kohët e fundit, ajo pjesë e popullsisë në gjendje të keqe ekonomike, i ka shkatërruar ato për skrap, ku një bunker me kapacitet 10 njerëz, nxirrte skrap me një fitim deri në 100-150£.
“Teknologjia për shkatërrimin e bunkerëve po përhapet me shpejtësi”, thotë Dorian Matlija, një avokat i cili ka mbrojtur një numër të shqiptarëve të akuzuar për hedhjen në erë të bunkerëve. Eksplozivët, zakonisht nitrat amoni, përgatiten në shtëpi. Shkatërrimi i bunkerëve është një biznes i rrezikshëm, por me të ardhura mesatare mujore, që për një familje shkojnë deri në 200 £.
Ndërsa shumë persona të moshuar, janë të qetë me faktin se një pjesë e madhe e bunkerëve po shkatërrohen, ndërsa ka nga ata të cilët cilët thonë se strehimoret nëntokësore duhet të mbeten.
“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet të jenë të mbrojtur si monument kulture. Ju nuk mund t’i shkatërroni ato,” tha Fatos Lubonja, një shkrimtar i cili kaloi 17 vjet në burg në regjimin komunist.
Përktheu nga origjinali: Sami Curri