Në Turqi raportohet se po zhvillohet një grusht shteti dhe për të cilin flitet për marrjen për marrjen peng nga një grup ushtarësh të Sheshit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Për sa i përket presidentit Erdogan, burime qeveritare thanë se ai është dërguar në një vend të sigurt.
Pak minuta më parë një zëdhënës i ushtrisë tha se “pushteti nuk është më në dorë të qeverisë, por një shtabi të krijuar”.
Në Ankara u dëgjuan më herët të shtëna armësh ndërsa mbi kryeqytet fluturojnë helikopterë dhe avionë.
Urat e Bosforit janë të mbyllura nga ushtria. Forca të armatosura janë vendosur në godinat qeveritare.
Televizion shtetëror është mbyllur. Nuk punon interneti dhe në këtë mënyrë janë bllokuar edhe rrjetet sociale si Facebook apo Tëitter.
Edhe aeroportet janë bllokuar. Kryeministri i vendit tha se “përgjegjësit do ta paguajnë”.
GE/ tvbulqiza.al