Deputetët e Qarkut Dibër, Sherefedin Shehu e Bedri Hoxha, thonë se rruga e arbrit tashmë është e sigurtë që nuk do të bëhet. Sipas deputetit democrat, kjo qeveri edhe pse e ka premtuar, nuk ka ndërmend ta përfundojë rrugën e arbrit, të cilën e presin banorët e qarkut te Dibres.
Ndërsa deputeti Bedri Hoxha, tha se edhe nëse kjo qeveri do ta financojë rrugën e arbrit, duhen katër vite për ta përfunduar, çka e bën situatën akoma më skeptike, pasi ende nuk është bërë tenderimi, edhe pse projekti i saj qëndron që në kohën e qeverisë Berisha.
Te pyetur per reformen ne drejtesi Deputetët Sherefedin Shehu dhe Bedri Hoxha, thonë se qëndrimi i opozitës nuk ndryshon dhe se vota e tyre mund të jetë për reformën vetëm nëse ajo i përmbahet venecias:
Nga ana tjetër, të dy deputetët janë të të njëjtit mendim, se është më mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por me një kusht, që kryeministër të mos jetë Edi Rama: