Një 73-vjeçar është proceduar penalisht pasi punonjësit e OSHEE kanë konstatuar lidhje të dyfishtë të energjisë elektrike.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dragu, njësia administrative Fushë-Bulqizë.
Sipas Policisë së Shtetit, personi i arrestuar është me inicialet B.B, 73-vjeç, ku rreth orës 17:00 punonjësit e OSHEE kanë konstatuar në shtëpinë e tij lidhje të dyfishtë të energjisë elektrike.
Për 73-vjeçarin ka nisur procedimi penal në bazë të nenit 137 të Kodit Penal.
SC/tvbulqiza.al