E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Historiku i grushteve të shtetit në Turqi që prej vitit 1960

downloadGrusht shtetit i dështuar mbrëmë në Turqi, nuk është i pari që vendi ka pare. Këto ngjarje datojnë që nga viti 1960. Koha.net sjell një histori të shkurtër të të gjitha grusht shteteve të mëhershme në Turqi:
1960
Grusht shteti i parë në Turqi ndodhi më 1960, kur ushtria ia doli me sukses të merrte nën kontroll vendin në mesin e tensioneve të larta në vend. Presidenti i atëhershëm Celal Bayar, kryeministri Adnan Menderes dhe zyrtarë tjerë u arrestuan më pas dhe u gjykuan për tradhti, raporton Al Jazeera. Më vonë, Menderes u var. Gjenerali ushtarak, Cemal Gursel, që drejtoi grusht shtetin, mori postin e presidentit dhe atë të kryemministrit.
1971
Ushtria përsëri rrëzoi qeverinë turke më 1971. Grusht shteti erdhi pas disa muajve të përcjell me dhunë e trazira, raporton Reuters.
Ky grusht shtet u konsiderua si “grusht shtet nga memorandumi” pasi që gjenerali ushtarak Memduh Tagmac i dha ultimatum kryeministrit Suleyman Demirel, duke e detyruar atë të largoohet nga zyra. Për dallim nga zhvillimet e vitit 1960, ushtria nuk e mori shtetin në dorë, por Kabineti që drejtonte shtetin ishte nën mbikëqyrjen e ushtrisë.
1980
Meqenëse grusht shteti i vitit 1971 nuk solli shumë qetësi në Turqi, ushtria sërish vendosi të tentonte një grusht shtet më 1980. Grusht shteti u ndërmor shtatorin e atij viti, dhe ushtria mori kontrollin. Admirali Bulent Ulusu mori postin e kryeministrit nga Demirel.
Kësaj radhe, grusht shteti solli stabilitet në Turqi, por ushtria ndaloi disa mijëra person, ekzekutoi disa dhjetëra dhe torturoi një numër të madh, raporton Al Jazeera.
1997
Ndonëse nuk mund të konsiderohet si krejtësisht grusht shtet, ushtria turke më 1997 lëshoi disa rekomandime për qeverinë turke. Zgjidhja e vetme e qeverisë ishte të pranonte ato rekomandime, raporton Al Jazeera, dhe kryeministri Necmettin Erbakan u detyrua të dorëhiqej. I cilësuar si grusht shtet “i butë”, ai ishte i suksesshëm pasi që ushtria punoi me bizneset, me drejtësinë, me mediat dhe me liderët politikë, raporton Reuters.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit