Mund të konsiderohet një shifër rekord kërkesa për blerjen e futbollistit Pogba, i cili ende vazhdon të mbajë fanellën e Juventus, ndërkohë që pret transferimin drejt Manchester United.
Nga tabloidi “The Sun” njoftohet se nga marrëveshja e arritur, Pogba do të përfitojë një pagë të majme prej 14 milion euro në vit. Ndërsa për të, ky transferim është si një rikthim në shtëpinë e parë.
Ende nuk ka diçka zyrtare, por sipas tabloidit sportiv, pas rikthimit nga pushimet në SHBA, ndalesa e tij nuk do të jetë Torino, por Manchesteri për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
MF/tvbulqiza.al