Ky është një bilanc që pritet të rritet, pas reagimit të kryeministirt me termin “pastrim nga virusi”.“Ne do të vazhdojmë të pastrojmë nga ky virus të gjitha institucionet shtetërore sepse ky virus është përhapur shumë. Fatkeqësisht, ashtu si një kancer, ky virus ka mbështjellë shtetin”, u shpreh ai në ceremoninë e varrimit të një prej 265 viktimave.
Duket se përgjigjes së grushtit të shtetit nga ushtria, qeveria po i përgjitgjet me të njëjtin intensitet, ku mes të dënuarve përfshihen edhe ushtarakë e gjykatës. Deri tani në raport janë 2700 gjykatës, që akuzohen për lidhje me Fetullah Gylenin, kleriku me bazë në SHBA i akuzuar nga Erdogan si ideatori i grushtit të shtetit, si edhe 50 ushtarakë të cilët u arrestuan të dielën në rajonin perëndimor të Denizili.
MF/tvbulqiza.al