Ambasada e SHBA-së në Tiranë ju bën thirrje qytetarëve të saj, të kenë kujdes ditën e enjte, datë 21 korrik 2016 kur në Kuvend do të votohet për Reformën në drejtësi.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë mbi çështjen e reformës gjyqësore në 21 korrik.
Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të mbetet vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratat apo tubimet e që mund të ndodhin gjatë ose pas votimit. Qytetarët duhet të monitorojnë mediat dhe faktorët informativë lokalë.
Të gjithë vizitorët SHBA-së ose rezidentë në Shqipëri duhet të jenë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre lokale të sigurisë.
Shqetësimet specifike të sigurisë duhet tu adresohen autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorët në Shqipëri”.
/tvbulqiza.al