E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Amerikanët: Reforma në drejtësi është bllokuar sërish

abvvv

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi.
Me një deklaratë ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.
“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.
Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, shkruhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.
Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha.
Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit