E premte, 22 Nëntor, 2024

Gazetari i infiltruar brenda ISIS: Një prej gjërave që arrita të kuptoja është se aty nuk pashë asnjë mysliman

soldiers-of-allahNjë gazetar i infiltruar brenda ISIS ka treguar tmerret brenda kampit të militantëve, ai ka deklaruar se aty ka parë njerëz të humbur, të frustruar, vetëvrasje dhe të rinj që manipulohen lehtë.
Njeriu me pseudonimin Said Ramzi, të cilin e përdor për të mos rrezikuar jetën ka rrëfyer për mediat e huaja si arriti të bëhej pjesë e grupit terrorist. Ai tregon se fillimisht kishte kontaktuar në Facebook një grup të quajtur “Ushtarët e Allahut”.
Gazetari qëndroi për 6 muaj me terroristët, nga mesi i verës së vitit 2015 deri në janar të 2016. Nëpërmjet një kamere të fshehtë ai arriti të filmonte një sulm që ata po planifikonin në një lokal nate.
“Qëllimi im ishte të kuptoja se çfarë ata kishin në mendje. Një prej gjërave që arrita të kuptoja është se aty nuk pashë asnjë mysliman, por vetëm njerëz të frustruar dhe të rinj që manipulohen lehtë. Ata patën fatin e keq që lindën në kohën kur ISIS ekziston. Kjo është shumë e trishtuar. Ata janë të rinj në kërkim të diçkaje. Kjo është ajo që pashë aty”, tregon ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit