E premte, 22 Nëntor, 2024

Prefekti mbledh drejtuesit vendor në Bulqize

Takimi ne nenprefektureNë ambjentet e nënprefekturës së Bulqizës u mbajt mbledhja e radhës e drejtuesve të institucioneve kryesore në Bashkinë e Bulqizës, mbledhje kjo e thirrur nga prefekti i qarkut Dibër, Halit Palamani. Drejtuesit e pranishëm në këtë mbledhje kanë raportuar mbi ecurinë e punës së muajit të fundit dhe realizimit të detyrave të lëna në mbledhjen e kaluar. Nëprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se përgjithësisht ishin realizuar detyrat e lëna nga të gjitha institucionet, porse rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve mbetet parësore. Po ashtu, Muliu tha se të gjitha institucioneve iu është lënë detyrë që të kordinojnë dhënien e pushimeve gjatë muajit Gusht, në mënyrë që qytetarët të mos pengohen aspak për marrjen e shërbimeve të ndryshme 19 Gushti do të jetë mbledhja e radhës në Bulqizë, ku drejtuesit vendor duhet të japin sërisht llogari para prefektit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit