Analizat laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik tregojnë për rrezikun që shfaq kjo sëmundje, pas humbjes së jetës së 56 vjecarit nga Libohova. Nga raporti konfirmohet se sëmundja nuk shfaqet vetëm pas konsumit të mishit të infektuar.
“Një person që mund të jetë gërvishtur dhe të infektohet me spore, ose kur ther bagëti të sëmura, nga kjo shfaqet antraksi cutan. Kemi patur raste kur është transportuar edhe përmes mizave”, thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.
Në bazë të ligjit të ri, shërbimi veterinar duhet të raportojë rastet me antraks brenda 24 orëve. Ndërkohë që shqetësues mbetet fakti se kafshët vaksinohen vetëm pasi janë infektuar, po ashtu problem tjetër është se nuk funksionon si duhet as koordinimi ndërmjet strukturave të veterinarisë dhe atyre të shëndetësisë.
MF/tvbulqiza.al