E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Delegacioni i BE: Partitë politike të respektojnë angazhimin publik për “Drejtësinë”

vlahutinDelegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë thirrje politikës sot që të votojë reformën në drejtësi në Parlament. Përmes një deklarate, BE thekson se kjo është ditë e rëndësishme dhe duhet që palët të respektojnë angazhimin.
Ditën e djeshme, Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha deklaruan publikisht arritjen e konsensusit. Ndërsa, sot deputetët e PS shprehen se konsensusi i arritur është thjesht një letër e eurokomisionerit Hahn dhe refuzojnë të kalojnë për miratim draftin e fundit me konsensusin e të gjitha palëve.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendit të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakordësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, thuhet në njoftimin e BE.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit