Pavarësisht moratoriumit qeveria ka marrë një vendim që iu jep të drejtë njësive vendore për të shfrytëzuar pyjet. Prerja e pyjeve do të realizohet nga kompani private të kontraktuara nga bashkitë ose edhe ndërmarrje publike që do të ngrihen posaçërisht për këtë qëllim nën administrimin e njësive të pushtetit vendor.
Këto kompani do të kryejnë vetëm shërbimin e prerjes dhe transportit, ndërsa shitja e druve do të kryhet nga vetë bashkia sipas tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Përmes këtij vendimi qeveria synon të zgjidhë një problem të krijuar nga ligji për moratoriumin e pyjeve, i cili bën të pamundur furnizimin e popullatës me dru zjarri, veçanërisht në zonat e thella, ku drutë janë mënyra e vetme për ngrohje.
Por veç shfrytëzimit të pyjeve vendase, burime nga ministria e mjedisit thonë se një tjetër mundësi për plotësimin e nevojave për ngrohje do të jetë edhe importi. Të dhënat zyrtare nga doganat tregojnë se për dy muajt e parë të vitit, importi i druve nga jashtë u rrit me mbi 43 për qind nga 16 mijë e 800 tonë që ishte në 24 mijë e 100 tonë.
MF/tvbulqiza.al