Piloti i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në provat e lira në Hungari dhe fill pas kësaj mbërriti rinovimi i kontratës me skuadrën gjermane edhe për dy vite të tjera.
Rosberg regjistroi kohën 1 minuta e 20 sekonda e 435 të qindtat, duke lënë pas Daniel Ricciardon me Red Bull e më pas Sebastian Vettel me Ferrari.
Koha e regjistruar premton një tjetër rezultat pozitiv për pilotin dhe skuderinë gjermane, por lajmi më i rëndësishëm i ditës i njoftuar në rrjetet sociale, është zgjatja e kontratës me Mercedes deri në vitin 2018. Rosberg garon për këtë kompani që prej vitit 2010.
MF/tvbulqiza.al