Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi vodhi një makinë luksoze tip “Porsche” në Forte dei Marmi, (Lucca, Itali), raportojnë sot mediat lokale.
Përmes lokalizatorit satelitor të montuar në makinë, policia ka gjurmuar shqiptarin.
Ndjekja disa kimlometra ka përfunduar me përplasen e “Porsche” kundër kangjellave të një gardhi.
Më pas, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u përpoq t’ia mbathtë në këmbë, por u bllokua nga efektivët.
Tani, ai ndodhet në spital, ku po mjekohet për plagët e marra gjatë përplasjes dhe nuk raportohet se ndodhet në rrezik për jetën.
Policia sekuestroi një orë Rolex, para dhe bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, të gjitha të vjedhura.3