E premte, 22 Nëntor, 2024

Atentat me armë në Vlorë, dy të vdekur dhe një i plagosur

13835472_10154356794553537_17460828_o-1Janë identifikuar viktimat që u vranë në atentatin që ndodhi në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur.
Njëri nga viktimat është Ilir Deromemaj pronar i Eurolloto, pikës së basteve ku ka ndodhur ngjarja. Burime nga Policia e Vlorës thonë për SYRI.net se Ilir Deromemaj është person me precedent, pasi në vitin 1998 ka vrarë Lame Gockajn. Policia dyshon se Ilir Deromemaj ka qenë objekt i sulmit të armatosur.
Viktima i dytë është 60-vjeçari Dhimitër Cani kurse i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç. Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
Ka qenë një person me kallashnikov që qëlloi me breshëri në drejtim të lokalit dhe më pas u largua me shpejtësi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit