E martë, 26 Nëntor, 2024

Bulqizë, takim për mirëmenaxhimin e pyjeve

Pyjet
Drejtori i Shërbimit Pyjor pranë Bashkisë së Bulqizës, Lutfi Myftari mblodhi sot në një takim të gjithë kryetarët e fshatrave në rrethin e Bulqizës, për të diskutuar mbi situatën e menaxhimit të pyjeve që tashmë i kanë kaluar pushtetit vendor. Sipas Myftarit, menaxhimi i pyjeve të Bulqizës të cilët zënë rreth 60% të sipërfaqes administrative është shumë i rëndësishëm si dhe këtë vit do të bëhet me kujdesin më të madh. Kjo sipas tij do të nisë me pastrimin e pyjeve të shpeshta, në mënyrë që nga kjo të përfitohen dru zjarri përreth 11 mijë familje në Bulqizë që ngrohen në dimër me dru. Po ashtu, pjesa tjetër do të sigurohet nëpërmjet një studimi dhe kontrolli nga ana e shërbimit pyjor pranë bashkisë:
Drejtori Myftari, tha se një mbështetje të veccantë ka dhënë edhe kryetari i Bashkisë Melaim Damzi, i cili ka kërkuar që të gjithë të furnizohen me dru zjarri. Sa i përket tarifës, sipas Lutfi Myftarit, në bashkinë Bulqizë do të jenë nga 300 deri në 500 lekë të reja:

Artikuj te ngjashem

Me te fundit