Policia e Shkodrës ka kapur në flagrancë në afërsi të urës së Gjolulajt afganët që po tentonin të kalonin drejt Malit të Zi.
Ata po ndihmoheshin nga dy të rinj nga Tirana, të cilët kishin kërkuar qindar euro në këmbim të kalimit të kufirit. Në pranga është vënë 26-vjeçari Kushtrim Brahaj, banues në Kamëz, ndërkohë vazhdon kërkimi për bashkëpuntorin tjetër me iniciale R.M.
Për sa i përket shtetasve afganë, atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe psikologjike, si dhe kanë nisur procedurat për riatdhesimin.
Policia e Shkodrës po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
MF/tvbulqiza.al