Në fshatin Val Martanesh, pjesë e Bashkisë së Bulqizës e gjeografikisht jo shumë larg Tiranës, mungonte energjia elektrike që prej 19 vitesh për shkak të shembjes së shtyllave të transmetimit.
Përmes një investimi prej 100 mijë eurosh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike riktheu dritën për rreth 50 banorë të kësaj zone.
Terreni i vështirë malor dhe mungesa e rrugës për dërgimin e bazës materiale bënë që gjatë vendosjes së 178 shtyllave dhe kabllove elektrikë të linjës 10 kV të përdorej edhe helikopteri.
Kjo i dha mundësinë Operatorit të Shpërdarjes t’i rikthente energjinë këtij fshati të harruar./Monitor/