E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Historia e dhimbshme e te vetmuarit, Ruc Rushiti

Ruc Rushiti
3 vite me pare historia e dhimbshme e Ruc Rushitit e dhene ne media, i cili banonte ne nje cader plastmasi ne mes te pyllit, i cili rrezikonte te sulmohej nga kafshet e egra, beri te mundur strehimin e tij nga ish komuna e fushe Bulqizes, ne nje magazine drush, ngjitur me komunen dhe me qendren shendetsore. Por nuk mjaftonte kjo, qe jeta e Ruc Rushitit te ishte me e lehte per tu jetuar. 3 vite me vone, ai eshte serish ne te njejtat kushte jetese skandaloze, edhe pse i stehuar tashme jo me ne cader por ne nje magazine. Sic mund ta shihni nga pamjet filmike, mosha ka bere te sajen, por edhe i ftohti i diteve te dimrit i cili i ka prekur kockat, ka pesuar nje paralize. Ne keto dite te nxehta te veres, ambjenti ku jeton eshte i ndotur, dhe ai ska fuqi per ta pastruar. Madje ne ate ambjent kryen edhe nevojat e tij personale. I harruar nga familja, por edhe nga shteti, Qendra shendetesore eshte ngjitur me banesen ku jeton, por ai edhe pse vuan nga shume semundje, nuk eshte vizituar ndonjehere. Eshte per te ardhur keq, sa vuajtjet e kane detyruar te harroje edhe se sa vjec eshte.
Duhet marre parasysh qe ky individ i cili vuan per nje cop buk dhe eshte ne kushte mizerable, ngjitur me komunen dhe qendren shendetesore, dhe asnjera nuk angazhohen vullnetarisht per te pastruar ambjentin ku ai jeton, ose per te mbledhur disa ushqime per te, jo si detyrim, por si pjese e nje shoqerie sociale. Madje nje banore i fushe bulqizes i cili e mban mend mjaft mire Ruc Rushitin,ben apel dhe thote se i vjen keq per menyren se si eshte katandisur ish komshiu i tij, dhe se ai jeton me buk te falur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit