Këshilli i Ministrave ka miratuar mesditën e sotme rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë në vlerën e 1.6%.
Ministri Klosi, në një dalje përpara medieve ka njoftuar se kjo rritje është më e lartë se një vit më parë dhe po ashtu më e lartë se indeksimi i çmimeve, që ishte 1.2%.
Përfitues nga kjo rritje janë 635 mijë pensionistë në qytet dhe në fshat.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë kësaj mbledhjeje edhe vendimin për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore.
MF/tvbulqiza.al