Luiza Gega mund të konsiderohet edhe zyrtarisht nënkampione e Europës, pas publikimit të testit të dobingut siguruar nga Top Channel. Atletes i kanë ardhur rezultatet e të dyja analizave, të urinës që dhe të gjakut, që ka një përgjigje të vlefshme.
Luiza Gega rezultoi e pastër, siç kishte premtuar ajo dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, duke hedhur poshtë çdo aludim. Jo vetëm ndërkombëtarët, por kushdo habitet sesi një atlete mund të arrijë nivele të tilla, duke u shpallur nënkampione Europe dhe e gjashta në botë, në një shtet ku ka vetëm dy pista atletike të cunguara, por që të paktën janë, pa asnjë fizioterapist, mjek e masazhator për të.
Atletja shqiptare është aportistja e fundit që do të niset për në Olimpiadën e Rios, për të shfrytëzuar në maksimum përgatitjen fizike në lartësi, nga e cila pritet një rezultat i ngjashëm si në Europian.
MF/tvbulqiza.al