E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Bulqizë, qëllon 6 herë me thikë bashkëshortin teksa ishte duke fjetur

Policia BulqizëNjë 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar të paktën 6 herë me thikë nga bashkëshortja e tij teksa ai ishte duke fjetur. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasja Rudina Basha, dyshohet se  ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e  marrë me qira nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin e saj Besnik Basha, 45 vjeç, lindur e banues në Dragu-Bulqizë, gjatë kohës që ai ka qenë në gjumë.
Pas marrjes së njoftimit  kanë shkuar menjëherë  shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e Policisë të shtetases së mësipërme.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur Besnik Basha, për armëmbajtje pa leje. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë,  ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë, model 63, së bashku me një kerhër me 10 copë fishekë,  të cilat i  mbante pa leje.
/ Top Channel

Artikuj te ngjashem

Me te fundit