PËRKTHIM/ Sipërfaqja e liqenit është ende e përkryer. Kodrat e pjerrta në të dyja anët dhe malete e larta përtej janë boshti i jetës njerëzore në këto anë. Përjashtuar fermat të gjitha godinat e tjera janë të ngulitura në kodër. Rrugët nuk janë të dukshme, as edhe tela telefoni që ta lidhin këtë vend me pjesën tjetër të botës. Por kjo nuk përbën vështirësi; në udhëtimin me traget përgjatë Liqenit të Komanit në veri të Shqipërisë, duke e imagjinuar si një udhëtim përgjatë një pejzazhi të virgjër të pashqetësuar për shekuj me radhë.
Jemi në mesin e verës dhe në traget nuk ka shumë njerëz. Shumica e udhëtarëve të cilët ndajnë këtë rrugtim me ne, në këtë anije mallrash të stërmadhe gjenden poshtë në barin e tragetit, duke pirë duhan dhe kafe të fortë. Ata e kanë për të disatën herë këtë rrugë, kështu që kanë parë çdo gjë. Unë me të dashurën time ndodhemi sipër në kuvertë, të dehur nga pamja mahnitëse.
Kudo tjetër në Europë, ky udhëtim dy orësh me traget (që në librin tonë të udhëtimeve është shkruar “si udhëtimi me anijen më të madhe të botës”), duke shpresuar për turist, por Shqipëria nuk pritet të kenë një ëndërr të madhe në këtë drejtim. Shekulli i kaluar ka qenë i vështirë për këtë vend të vogël, duke u kufizuar me Italinë përtej detit dhe në veri me Greqinë. Për më shumë se 40 vite sundimi të komunizmit nën diktaturën izoluese të Enver Hoxhës, e ndjekur nga një periudhë shkatërrimtare e kapitalizmit ekstrem në mesin e viteve 90-të, janë larguar nga vendi për të gjetur një mundësi të re.
Ndalesa jonë e parë ishte Shkodra, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë, ku ndodhet një kështjellë mbreslënëse mesjetare, ndërtuar nga venedikasit dhe përshkohet nga bulevardet e gjëra të periudhës së komunizmit. Kur banorët e Shkodrës dalin për shëtitje në mbrëmje duke u mbledhur në kafenetë e jashtme, ju mund të imagjinoni se gjendeni në Itali – derisa të dëgjoni ezanin që vjen nga një prej xhamive të qytetit, ose sytë mund t’ju zënë një ndërtesë, modelin i të cilës është huazuar nga Moska e viteve 1950-t.
Ne kishim planifikuar që nesërmen në mëngjes të shkonim në Alpet e Shqipërisë që gjenden në veri-lindje. Mënyra më e mirë për të shkuar atje, në qoftë se ju doni që të shmangni udhëtime të gjata, rrugë të pasigurta është mirë të udhëtoni me tragetin e Liqenit të Komanit. Por ne nuk kishim ndonjë ide se si mund të shkonim, nuk gjetëm një zyrë informacioni, madje edhe udhëzuesit ishin të paqartë në këtë pjesë. Përfundimisht, një shofer taksie me disa fjalë në anglisht solli një mik të tijin, ku i kërkoi që të nesërmen të zgjohej herët në mëngjes. Kjo ishte një provojë tipike Shqiptare. Pyesje dikë në rrugë, dhe në qoftë se ai nuk të ndihmonte dot, me siguri do të thërriste një mik, apo të afërm që mundej. Nëse të dhënurit ndihmë dhe mikëpritja do të ishte e shitshme në Shqipëri, atëherë ky vend do të ishte i pasur.
Ishte ora 6:30 e mëngjesit, kur një burrë me mustaqe të trasha, na çoi me mikrobuzin e tij tek hotel “Rozafa”. Në 6:32 shkuam në një kafene në po të njëjtën rrugë, ku që në mëngjes dita niste me pak raki. Në 7:15 më në fund ne ishim gati për t’u nisur.
Liqeni i Komanit është krijuar nga një digë – një projekt i madh hidroelektrik ndërtuar në vitin 1980. Një orë udhëtim me traget, kodrat me pemë që të shoqërojnë përgjatë rrugës me shkëmbijn gëlqeror, të cilët mbyllen gradualisht. Por, ashtu siç po mbyllet, uji hapet përsëri dhe kthehet në një korridor të ngushtë midis dy shkëmbinjëve.
Lugina e Valbonës, në zemrën e Alpeve Shqiptare është vetëm dy orë larg me makinë nga terminali i Fierzës. Nga të dyja anët është e rrethuar me male të larta. Lartësia ishte kaq e frikshme sa ne kishim për vinç qafat tona, për të parë majat e thepisura.
Ne kaluam disa net në një shtëpi të vogël të kthyer në hotel me emrin “Rilindja”, ku udhëtuam rreth fshatrave të zonës, ku gatuhej troftë e freskët lumi. Megjithatë ne shikuam vetëm një pjesë që ky vend na ka ofruar gjatë 10 ditëve të qëndrimit tonë atje. Ne humbëm në plazhet e bukura të dy deteve, Adriatik dhe Jon, rrënojat Greke dhe Romake në Butrint dhe Gjirokastër. Kandidati për çmimin Nobel i cili ka lindur në Gjirokastër, i cili Gjirokastrën e ka përshkruar si një qytet të gurtë në botë, duke mos harruar këtu edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Nëse ju dëshironi një udhëtim në rrugët me gunga, transporti në Shqipëri ta ofron diçka të tillë.
Përktheu nga origjinali: Sami Curri