E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjykata refuzon lirimin e parakohshëm për kreun e “bandës së Durrësit”

images
Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e Lulzim Berishës, i cili kërkonte lirim të parakohshëm nga burgu.
Kërkesa e Berishës u kundërshtua nga Prokuroria e Durrësit, që e konsideroi të padrejtë lirimin e parakohshëm, shkruan Lapsi.al
Kreut të “bandës së Durrësit”, apo i njohur ndryshe si Lul Berisha, i kanë mbetur edhe 6 vjet burg për të vuajtur.
Ai është dënuar më herët me burgim të përjetshëm dhe më vonë dënimi u ul me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë.
Banda merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion e trafik armësh.
GE/ tvbulqzia.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit