Policia e Shijakut ka arrestuar Denis Shahinin, pasi është vetëplagosur me armën e tij tip pistoletë “TT”.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.
27 vjeçari ishte banues në lagjen “Kodër” të Shijakut dhe sipas policisë ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Shahini ka qenë duke qëndruar i ulur dhe arma, të cilën e kishte në çantën e krahut (marsup) është shkrepur nga pakujdesia.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje dhe policia sekuestroi dh1 krehër me 6 fishekë, si dhe 1 telefon celular.
27 vjeçari është person me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës dhe mosbindje ndaj urdhëri të punonjësit të policisë.
Për ngjarjen materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
GE/ tvbulqiza.al