E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Terroristët planifikojnë të paktën 4 sulme terroriste në Britani të Madhe

a21Autoritetet policore në Britani kanë paralajmëruar se Anglia mund të pësojë sulme terroriste këtë verë. Shërbimet e Sigurisë thonë se mund të jenë organizuar të paktën 4 komplote për akte terroriste në Britani të Madhe.
Sulmet, në rast se do të ketë, do të ndodhin në zona me popullsi të madhe, të tilla si qendrat tregtare dhe stadiume. Zyrtarët shtuan se sulmet mund të jenë të ngjashme si ato që ndodhën javët e fundit në Gjermani dhe në Francë.
Agjencitë Inteligjente Britanike të Sigurisë MI5 dhe MI6 janë në gatishmëri dhe po mbajnë në monitorim persona të caktuar dhe analizojnë çdo informacion të mundshëm.
Një zyrtar policie tha se shërbimet e sigurisë marrin të paktën 3639 kontakte në ditë, ndërsa policia po komunikon me drejtuesit e stadiumeve dhe qendrave tregtare për të rritur masat e sigurisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit