Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet, në faqen “Afreeca TV”, ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në “chat”.
Kjo dukuri në Korenë e Jugut quhet “Mukbang”, bashkim i fjalëve “ushqim dhe transmetim”. Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila.
Në vitin 2013, më i suksesshmi nga “ngrënësit” fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit.
Dy mendohet se janë arsyet që kjo metodë ka pasur sukses. E para, shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. E dyta, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, pa ngrënë vetë.
MF/tvbulqiza.al