Policia e Bulqizës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme në qafën e “Buallit” shtetasin L.B, banues në Bulqizë.
34 vjeçari u kap duke transportuar 9 metër kub lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës , me mjetin kamion tip “Benz” dhe me targë BZ 2114 A.
Materialet për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për ndjekje te mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.
GE/ tvbulqiza.al