E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, Basha fton Metën për bashkëpunim

lulzim-basha-ilir-meta-3Gjatë bashkëbisedimit të mesditës së sotme të kreut të PD-së me gazetarët, Lulzim Basha u shpreh se fton të gjitha partitë politike që ti bashkëngjiten nismës për një qeveri teknike me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se kontributi dhe roli i LSI-së, e i kreut Ilir Meta konsiderohet i rëndësishëm, parë kjo jo vetëm për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi por edhe në vijimësi.
Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i drejtpërdrejtë sot në bashkëbisedim me gazetarët ku ftoi kryeparlamentarin dhe liderin e LSI-së, Meta për bashkëpunim.
Kam përshëndetur LSI-në, veçanërisht kontributin e veçantë të Ilir Metës për shërbimin e jashtëzakonshëm që i bëri vendit me insistimin për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI dhe PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës së votës së lirë por nga përgjegjësia për zgjedhje të lira, mirëpres kontributin e çdo force politike, sic mirëprisja kontributin për të arritur konsensusin e 21 korrikut.
Reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurtë ne nuk do rrimë duarkryq”, deklaroi Basha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit