Niantic Labs kanë përfunduar nga puna dhe së shpejti do të hedhin në treg disa përditësime që thjeshtojnë sektorin “Nearby”, në lojën Pokemon Go.
Nëse një person i afrohet me telefonin e tij një Pokemoni, ajo që do të shohë nuk janë më gjurmët se ku është fshehur ai, por një fotografi me vendndodhjen e saktë.
Përditësime do të ketë edhe sektori “Sightings”, që do t’u mundësojë lojtarëve se çfarë lloje Pokemonësh kanë hasur persona të tjerë në të njëjtën zonë.
Përditësimi është “një rrugë e dy punë” sipas revistës “Forbes”. Së pari, thotë revista, është përmirësuar grafika dhe së dyti edhe disa probleme që kanë hasur një numër i caktuar përdoruesish të lojës me sistemin e gjurmëve.
Përditësimet janë duke u testuar në San Francisko dhe qytete të tjera të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe së shpejti do të jenë gati në të gjitha vendet ku është e shtrirë loja e famshme.
/ tvbulqiza.al