Sheshi në qendër të Tiranës pritet të kthehet në hapësirë parkimi për automjetet, me një kapacitet prej 300 vendesh.
“Gjersa të hapet sheshi menduam që në një kohë prej 6 deri në 7 muajsh do të mund të prodhojmë një parking nëntokësor e administruar nga Bashkia e Tiranës”, thotë kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Bashkë me parkingjet nëntokësore në hotelin e madh në qendër të qytetit, qendrën tregtare përballë ish-selisë së Partisë Demokratike dhe xhamisë që po ndërtohet, në total qendra e Tiranës do të ofrojë rreth 1200 parkingje nëntokësore.
MF/tvbulqiza.al