Policia e Bulqizës ka referuar në prokurorinë e Dibrës materialet për shtetasin me iniciale A.M, pasi dyshohet se ditën e djeshme në lagjen Minatori, në lokalin me pronësi të shtetasit L.D., i ka thyer tavolinat dhe karriget.
Sipas deklaratës së policisë dëmi i shkaktuar është me vlerë 120 Euro.
25-vjeçari ishte banues në fshatin Vajkal të Bulqizës.
/tvbulqiza.al