E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Zgjedhjet në Dibër, emri nga PD mund të jetë grua

downloadPartitë demokristiane janë bashkuar për të fituar me çdo kusht, bashkinë e Dibrës, mbetur pa kryetar pas shkarkimit të ish-kreut të saj Shukri Xhelili dhe surpriza e tyre pritet të jetë një zonjë si kandidate.
Me anë të një deklarate sot, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia Kristiandemokrate dhe Lidhja Demokristiane, kanë rënë dakort, që në zgjedhjet per kryetar bashkie në Dibër me 11 Shtator, të dalin me një kandidat të përbashkët.
Në deklaratë thuhet se “mazhoranca aktuale nuk ka të drejtën morale të paraqesë kandidat në këtë përballje per kryetarin e bashkisë në Dibër.  Në keto zgjedhje ka shumë rëndesi integriteti dhe morali perballë qytetarve dibranë.
Është momenti që mos të votojmë me sy mbyllur kandidatët që ofrojnë partitë e vjetra, por të vlersojmë kandidatët në radhe të parë, garancitë e tyre intelektuale, profesionale dhe morale.
Demokristianët janë në fazën e vendimarrjës të përzgjedhjes se kandidateve, që janë propozuar nga strukturat tona. Përparësi deri tashti ka një kandidate femer, një emër i njohur per dibranët dhe një garanci për fitore me 11 shtator per krybashkiake te Dibrës.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit