E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Sarandë, punonjësja e policisë i jep fund jetës me pistoletën e shërbimit

1470816254policiaNjë punonjëse policie me gradën inspektore ka vrarë veten pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Sarandës.

Lajmin e konfirmon policia lokale përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në banesën e oficeres, në lagjen numër 3 të qytetit jugor, transmeton TCH.
Sipas njoftimit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se inspektorja Jeroldina Iljazi i ka dhënë fund jetës me pistoletën e shërbimit për motive ende të paqarta.
Në momentin e ngjarjes, në banesë me punonjësen e policisë ka qenë gjyshja e saj, e cila pasi ka dëgjuar të shtënën ka shkuar menjëherë në dhomën e mbesës dhe ka njoftuar policinë.
Kolegët e 23-vjeçares së ndjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e çuan atë drejt këtij veprimi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit