Besnik Mustafaj, ish-ministri i Jashtëm e ka cilësuar zgjedhje të shkëlqyer të PD-së, kandidaturën për Dibrën.
Në profilin e tij në Facebook, Mustafaj e vlerëson zgjedhjen e bërë së fundmi duke shprehur vlerësime për Sherefedin Shehun.
“Një zgjedhje e shkëlqyer për Dibrën nga ana e Partisë Demokratike.
Sigurisht një sakrifice e madhe për vete Sherefedin Shehun, por nga ato sakrifica që e rritin atë si politikan në sytë e dibranëve dhe të mbarë shqiptarëve.
Urimet më të përzemërta Dibrës!” shkruan Mustafaj.