E diel, 24 Nëntor, 2024

LETËR E HAPUR/ Banorja e “Lagunës Blu”: Po ikim ne, rrini ju të pangopur…

laguna bluNga Arta Çoku
U bë tashmë rreth 7 vjet që vijmë për të kaluar një pjesë të verës tek Laguna Blu, ku kemi blerë një apartament së bashku me vëllain tim.
Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë, koha që kalonim tek Laguna Blu ishte koha më e bukur e vitit. Fëmijët kishin më shumë mundësi të qëndronin me kushërinjtë dhe të bënin shokë të tjerë, e mbi te gjitha të mbanin gjallë Shqipen e bukur.
Djali im u rrit me ndjesinë e mire që Verën do ta kalonte tek Laguna Blu, kur ndër kënaqësitë më të veçanta ishte edhe ekipi i futbollit të djemve (për disa vite i organizuar edhe me instruktor) në fushat e sportit te kompleksit.
Sivjet kemi disa dite që kemi ardhur, por vendosem të ikin sa me shpejt. Laguna Blu nuk është si me pare.
Jam ulur këtu tek kafja e Demit ne breg te rërës dhe po shkruaj këto rreshta, po ditur nga tj`a filloj e kujt t`ja nxjerr dufin me pare.!!!
Fëmijët, te cilët e kalonin shumicën e pasditeve tek fushat e sportit, nuk po ambientohen dhe gjejnë si të kalojnë kohen. Njerëzit përreth duken “pa entuziazëm” dhe të mërzitur, e ngado që të shkosh e me këdo qe të bisedosh ka vetëm një refren; “sharje për Aleksandër Frangajn dhe shpurën e tij”, si edhe zhgënjim për institucionet që nuk reagojnë për këtë masakër që po i bëhet këtij kompleksi.
Në të djathtë, atje ku dikur ishin fushat e sportit, ku gjenin veten e argëtoheshin fëmijë e të rritur, në një territor të rrethuar prej rreth 8.000 m2, ngrihen muret e vilës gjigante që po ndërton “Familja Frangaj”. Në fakt nuk është vilë por është “kala”. Në disporpocion me gjithçka përreth.
O Perëndi, çfarë shëmtie ?!? Si mund të jenë kaq vanitoz këta njerëz?!? Çfarë u duhet një vilë-kala në një vend si ky, me mbi 1000 m2 sipërfaqe betoni? Çfarë kompleksesh vuajnë këta njerëz? Duhet të kenë pasur shumë mungesa në jetë, që përpiqen ti realizojnë me shpenzime e vepra të tilla. Bile, edhe gardhin e betonuar si mur burgu e kanë bërë mbi ish-rrugicën e ngushtë të kalimit, thuajse ju zgjidhnin pune ato pak cm të rrugicës që mund tu lejojnte kalimtareve e biçikletave të fëmijve të kalonin lirisht. Çfarë makuterie e pacipë?? Sa shëmti, sa TURP..!!!
Ca më tej, duken punimet e “Familjes Fullani”, e cila gjithashtu paska blerë “me letra të rregullta” një pjesë të sipërfaqes së përbashkët dhe më në fund paska vendosur ta zgjerojë gardhin edhe me disa qindra metra katrore. Pyesnim njëri-tjetrin, po çfare ju zgjidh ajo shtesa e gardhit që më shumë ua shëmton kopshtin se sa zbukuron. Thjesht, të “pangopur”, si edhe vetë pamja e tyre.
Ca me tej ngrihet një tjetër kala, ajo e Samir Manes, i cili mesa më thonë e lexoja vjet në vjeshtë e kaluar në kohen kur plasi skandali Lagunës, bashkë me Aleksandër Fragajn qenka “blerësi” bashkëpronar i tokës ku më parë ishin terrenet sportive, të cilat për kohën (dhe sipas kontratave individuale) ishin në planimetrinë e kompleksit sipërfaqe të përbashkëta në funksion të komunitetit. Thuajse nuk i del sipërfaqja e vilës aktuale me rrethim prej mijëra m2 që e kishte zaptuar edhe pa dalë këto të “bekuarat” ligje për legalizimet.
Pyeta lart e poshtë, ore po çfarë bëhet? Si u lejua të prishen terrenet sportive dhe në to të ndërtohet një prone private, diçka e pa-imagjinueshme për vendet ku unë e familja ime jeton.
Të gjithë më thonë, qëqenka një mega-skandal mënyra se si qenka privatizuar ajo tokë. Terrenet sportive qenkan “shitur”-nga një farë sharlatani me emrin Agim Shenedjella (ndërtuesi i kompleksit)-maskarenjve Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane, e më pas është legalizuar si “ndërtese”. Por për çfarë ndërtese mund të flitet në atë vend ku kane qenë vetëm terrene sportive të rrethuara me gardh teli?!!?
Ligji specifikon qarte definicionin e ndërtesës, diçka me mure, me çati, etj. Pyeta me naivitet, si ka mundësi?? Shitja qenka bërë me demek në 2002, por paskan qenë aq budallenj (arrogantë) sa në atë akt-shitje (të pa-noterizuar) i referohen legjislacionit të 2005. Legalizimi qenka bërë si “ndërtesë”, se ligji nuk e lejon ndryshe. Këtë nuk e paska pranuar as Aluizmi i kohës se Shaban Memi-së, por i paska dhënë të drejte Frangajve dhe Manëve një farë gjykatësi Artur Gaxhi, dy jave para zgjedhjeve të 2013.
Sa TURP për këtë Shtet !!!!
Djali u mërzit e një dite dhe më pyeti se “kush i ka prishur fushat”? I jati i tha që i ka prishur xhaxhi Frangaj dhe xhaxhi Mane. Në një moment në vend që të mërzitej djalit i shkëlqyen syte. “O babi – tha – këtë punë do ta rregulloj unë, se kam kaq vite që kam luajtur me “X-in’ djalin e xhaxhi Sandrit dhe “Y-in” djalin e xhaxhi Samir-it, bile jam larë edhe tek pishinat e tyre”. Çfarë ti thoja tim biri, i rritur e i edukuar në një botë tjetër ku këto gjëra as që mund të mendohen. Si t`ja shpjegoja këto gjëra që nuk po i kuptoj as vetë se si bëhen në atdheun tim të dashur.
Nejse, me thanë që banoret e kanë dërguar çështjen në gjyq, por kanë pak shpresë se këtë favor Aleksandër Frangajt ja paska “certifikuar” edhe vetë Kryeministri ne një dalje publike, ku paska thënë, se “pavaresisht se ne e dimë se si është bërë ai privatizim”(?!?), ndërtimi është me leje të rregullt”. Leje e dhënë nga Komuna Golem në ditët e fundit të ekzistencës së saj.
“O Perëndi, hapu tokë të futemi brenda të gjithë”!!! Si mund të jetë Kryeministri jonë kaq i papërgjegjshëm ?!?
O Zoti Kryeminister (se qëlloi që vij nga një familje e majtë dhe nuk të shaj dot më shumë), ajo “leja e rregullt” e Komunës Golem që thoni ju, është si pune e një “vize te rregullt e vene ne nje pasaporte false”. A mendoni ju, se do te kishte ndonje pike kalifimi kufitar ne bote qe do ta lejonte personin te kalonte? E pra, ju dhe Qeveria juaj e paskeni bere!!! TURP ju qofte!!! Turp ju qofte dhe ja pafshi hajrin miqësisë me Frangajt e Manet, por nuk mund te le pa ju kujtuar se parardhësit tuaj, njerëzit i votuan kundra se ishin të irrituar më shumë nga “modelet” Frangaj e Mane të kapjes së interesave publike, se sa nga çfarë bëri apo nuk beri si Kryeministër. Nuk do ta harrojnë njerëzit këtë, dhe gabohesh shumë kur nën-vleftëson fuqinë e komunitetit tek Laguna Blu.
Po mesa duket “thagmat” nuk mbarojnë këtu. Diku nga Tetori i vjetshëm lexova në lajme se banorët e Laguna Blu ishin ngritur në revoltë në ambientet e Kompleksit dhe kishin gjuajtur me vezë vilën (aktuale, jo atë shëmtirën e re që po ndërton që buzë të rërës) të Aleksandër Frangaj. Kishin shkatërruar edhe pengesat që i kishte vënë përpara vilës për të bllokuar rrugën (publike) se “hirësia e tij bezdisej po ti kalonin banoret e Lagunës para shtëpisë se tij”. Apo shyqyr thashë me vete, më në fund u “zgjua edhe komuniteti”.
Kur erdhëm këtë verë u habita kur mësova se rruga para shtëpisë së Frangajve ishte bllokuar përsëri. Por, mesa me thanë, këtë herë e kishte bllokuar komshiu ngjitur – Blendi Fevziu “me leje” nga Bashkia e Kavajës (i bie që ta ketë marrë në ditët e fundit të Elvis Rroshit). Thirra përsëri me vete, “O Perëndi, si është e mundur” të ndodhin këto gjëra në vitin 2016 -të bllokohet rruga publike se kështu i do qejfi dikujt dhe të mos reagoj asnjë institucion shtetëror, edhe pse banorët janë ankuar zyrtarisht për këtë?!?
Blendi Fevziu (ju kërkoj ndjese për etiken, se po citoj një komentues të rrjeteve sociale), por ky njeri më duket vërtetë “qenia më e përshtirë Shqip-folëse”, në një artikkull në përkrahje të Frangajve e Manëve, rrekej të argumentonte se Frangaj është në drejtën e vet të blejë dhe të tjetërsojë 8000 m2 të pronës së përbashkët, dhe se në atë kompleks “të gjithë jemi bashkë-fajtorë”.
Një çift komshi bëri një pyetje, “se çfarë i mban ata këtu, pse kanë zgjedhur të qëndrojnë tek Laguna Frangajt, Manet, Fullanët, Fevzitë, e ndonjë tjeter”?? Çfarë i bën të “gëzuar e të qetë” në këtë bashkësi ku normalisht më shumë se 90% e njerëzve që kanë përreth i “urrejnë”. Si mund të jenë të gëzuar ata këtu?!?
Nuk i njoh (por do të isha kurioze të dija kush janë) bashkëshortet e tyre. Mirë burrat që mesa duket nuk shquhen për mprehtësi, por si ka mundësi që edhe këtyre grave u mungon ai “instikti femëror” të kuptojnë që nuk duhet të vijnë më në këtë vend ku njerëzit i urrejnë.
IKNI….Ikni o njerëz të urryer e të pacipë… sa më parë nga ky vend, bëjini nder vetes dhe një të mirë komunitetit. Tregohuni njerëzor, të paktën me vendimin për tu larguar prej këtu.
Jeni mjaftueshëm të pasur të shkoni të jetoni në oazet tuaja, siç po bëni (mesa kam dëgjuar tek Rolling Hills) në Tirana me vila nga 3000 m2. Shkoni bëni jetën tuaj vanitoze ku të dëshironi, por larg këtij komuniteti-të cilit nuk i përkisni më – “you do not belong here”!!! Në mos për veten, bëjuani këtë nder fëmijëve tuaj, por edhe neve të tjerëve.
IKNI sa më parë që këtu…!!! Shporruni !!!
Tani, edhe dy fjalë për njerëzit me pushtet që kanë apartamente tek Laguna,
Kemi këtu komshinj ministra e politikanë si Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Lulzim Basha, Genc Pollo, Arben Imami, Bashkim Fino, Artan Lame (veçanërisht si drejtor i Aluizmit), Grida Duma, Fatbardh Kadili e ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet. Kemi njerëz të shquar të mediave e më tej, Nikoll Lesi, Henri Çili, Ilir Babaramo, Remzi Lami, Frrok Çupi, Ledio Bianku e të tjerë e të tjerë.
Po si ka mundësi ore njerëz “me pushtet” të jeni kaq pa dinjitet dhe pa integritet?!? Ju quajti mirë një gazetar i njohur para disa muajsh-“langaraqë” pa shtyllë kurrizore.
IKNI edhe juve.
As ju nuk e keni vendin këtu. Shkoni lëpijini prapanicën Sandrit dhe Fevziut, se kjo ju shkon më shumë përshtat se sa të pretendoni të jeni pjesë e komunitetit.
Jep dorëheqjen o Artan Lame (për hir te se vërtetës të kam lexuar gjithmonë me dëshirë, dhe të kam vlerësuar) se nuk mund të drejtosh me Aluiznin pas kësaj, respekto edhe ti veten tënde, mund të bësh shumë më mirë se sa kaq. Më thonë që në ditët e para kur plasi ky skandal ti e quajte privatizimin e asaj toke “kriminal” (nëse vërtetë e ke bërë këtë). Me pas u “zhduke”, e mesa më thonë në seancën gjyqësore të çështjes, juristja e Aluiznit (e dërguara jote direkte) ishte edhe më “agresive” kundër komunitetit se sa vetë avokati i Frangajve, për ti mbushur mendjen gjykatësit se gjithçka është     e rregullt e me leje.
Shikoj kalanë e Frangajve në buzë të rërës, e më kujtohet shkrimi i një prej banoreve në ditët kur plasi skandali që pak a shumë thoshte se kjo është sikur “të guxosh të pa-mendueshmen”. Vërtet i bëj pyetje vetes, sa i babëzitur duhet të jetë njeriu që të guxojë diçka të tillë?!? Dhe pa dyshim, sa maskara e i pacipë?!? Dhe nuk di pse nuk habitem nga kjo kur mendoj Frangajt, Manet, Fevzitë, Fullanët e ndonjë tjetër. Nuk habitem!!!
Nuk u habita edhe kur në një xhiro të darkës vura re Blendi Klosin që hargalisej për orë të tëra buze detit në krah të Frangajt dhe Fevziut, e po ashtu të nesërmen në mëngjes që privilegjin e xhiros buze detit me Fevziun e kishte Lulzim Basha.
Njerëz të pështirë… që fekondohen dhe rriten vetëm në pështirësi…!! Si mund të presim ne që këta pushtetarë të na mbrojnë?!? Vemje pa shtyllë kurrizore.
Mu kujtua ajo analogjia që njeri prej banoreve bënte duke i krahasuar me fermën e kafshëve te Oruell. Të gjithë jemi të barabartë, por Frangajt, Fevzitë, Manet, Fullanët, Klosët, Ahmetajt, Bashët e & Co janë “më të barabartë se ne tjerët”.
Jam e zhgënjyer. Presim që një ditë në këtë vend të bëhet drejtësi-nëse do të bëhet ndonjëherë. Deri atëherë, jemi të dënuar të bëhemi dëshmitarë të betejave se cilët prej grupeve; “Familjeve të Fuqishme”-“Pushtetarët”-“Komuniteti” meriton më shumë “epitetin” e “Fermës”, por mesa duket dy grupet e para janë të pakonkurrueshëm në instiktet e tyre kafshërore.
Si EPILOG.
Patëm një bisedë të gjatë me pjesëtarët e familjes me të cilët ndajmë pronesinë e apartamentit. Në pamundësi të ikjes nga Laguna së atyre më lart, vendosem DO TË IKIM NE.
Po i mbarojmë këtë vit pushimet thuajse para kohe. Nisemi këtë herë të palumtur nga pushimet (e ndërprera) familjare siç kemi bërë me vite me radhë tek Laguna Blu. Apartamenti do të dalë në shitje javën që vjen.
Lamtumirë o njerëz të mirë, pjesë e këtij Komuniteti me të cilët kemi ndarë së bashku disa vera të bukura.
Ju të tjerëve që e vratë bukurinë dhe kënaqësinë e këtij vendi, kam vetëm një fjalë, e “gjetshi në kurrizin tuaj më keq se ç`po u  bëni të tjerëve”. Nuk jam aq e keqe sa tu them “e gjetshi nga Perëndia”, por shpresoj shumë që një ditë “ta gjeni nga Drejtësia”!!!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit