E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Greqi, përsëritet rasti ‘Kareli’. I riu shqiptar del i vdekur nga rajoni i policisë

greqi-shqiptar
Një rast tronditës është publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e quajtur “Realiteti Shkodër News”.
Sipas kësaj faqe, një 28-vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës ka dalë i vdekur nga një rajon policie në Greqi, konkretisht nga “Kato Patisia”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur më shumë se 10 ditë. Policia e ka dërguar Pëllumb Marinkolaj të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros, Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit, por miku i tij thotë se Pëllumbi kishte folur me të dhe i kishte thënë se do ta merrte menjëherë në telefon, telefonatë kjo që nuk erdhi kurrë.
13988647_587963584725368_191232539_n
POSTIMI NE FACEBOOK:
“Perseritet rasti i Ilia Karelit ne Greqi.
Një 28 vjecar nga fshati Rrilë i Lezhes, dyshohet se eshte dhunuar barbarisht deri ne shkaktim vdekje. I riu, Pellumb Marinkolaj sipas burimeve te pakonfirmuara por te bazuara fort ne fakte, eshte dhunuar per vdekje ne mjediset e rajonit te policise “Kato Patisia” ndersa ngjarja eshte mbajtuar e fshehte nga policia greke per me shume se 10 dite.
Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bere 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhene nje mase me lehtesuese, detyrim paraqitjeje.
Me date 3 Gusht, ne oret e darkes ai është paraqitur ne rajon por nuk ka dale i gjalle nga aty. Policia e ka derguar te vdekur ne morgun e spitalit Erithros Stravros në Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rene nga kati i katert i godines se rajonit.
Rastesia ka bere qe pak minuata para se te futej ne rajon, Pellumb Marnikolaj te telefononte nje shokun e tij. Gjate bisedes i ka thene se do ta ritelefononte pasi te firmoste paraqitjen ne rajonin e policise. Miku i 28 vjecarit ka pritur telefonaten qe nuk ka ardhur me.
Pasi i riu nuk eshte bere i gjalle, miq dhe familjaret jane interesuar per humbjen e kontakteve te tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale te Pellumb Marinikollaj, ka refuzuar te flase me shoket e te ndjerit duke thene se ishte me pushime.
E gjithe kjo situate e paqarte ka vene ne alarm familjaret e te riut nga Lezha, ndersa vellai i tij ka udhetuar drejt Athines ne kerkim te gjurmeve te vellait te zhdukur.
Pas shume kerkimeve dhe permes nje avokates eshte gjetur trupi i te riut fatkeq ne frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro” gati per t’u varrosur duke u klasifikuar si nje kufome pa identitet.
Fillimisht drejtuesit e varrezave kane refuzuar te tregojne trupin, te cilit i ishte bere autopsia pa pranine e prokurorise, grupit hetimor, familjareve apo avokatit, por vetem me urdher te policise greke.
Miqte e tij rrefejne per “Realiteti neës” se trupi ka patur shenja te dukshme te nje dhune monstruoze.
Pasi drejtuesit e varrezave jane ballafaquar me familjaret dhe miqte, ato kane thene se trupi eshte sjellë i vdekur dhe ai do i dorezohej familjareve me kushtin e vetem, qe te mos kishte denoncime dhe ceshtja te varrosej bashke me te.
Familjaret ne gjendje shoku kane terhequr kufomen e te riut nga dhoma figoriferike e varrezave . Kete mbremje trupi mberrin ne Shqiperi, ndresa ne familjen Marinnikollaj ne Rrile te Lezhes jane hapur dyert e mortit.
Kane qene miqte e viktimes te cilet kane shkuar ne rajonin e policise duke kerkuar pamjet filmike te hyrjes dhe daljes se shqiptarit, pamje te cilat jane te zhdukura nga cdo server.
Ato kerkojne nga Ministria e Jashtme e vendit tone dhe ambasada shqiptare ne Greqi qe rrethanat e vdekjes te Pellumb Marinikollaj te zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet te mbyll syte dhe gojen para akteve barbare te dhunes ndaj shtatasve shqiptar aq me shume kur behet fjale per vdekjen e nje te riu brenda nje rajoni policie ne shtetin fqinj”.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit