Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht ka degjeneruar në dhunë mes policisë bashkiake dhe tregtarëve në zonën e “Medresesë”.
Në disa video të publikuara nga “Jetaoshqef.al” duken pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.
Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.