Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës. Ai do të jetë kirurgu Muharem Rama.
48 vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në cilësinë e kordinatorit të Kryesisë së PS për Qarkun e Dibrës.
Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor.
/tvbulqiza.al/