E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Fotolajm/ Kur politika ta sjell në majë të hundës. Ja si e shprehin indinjatën votuesit e Peshkopisë

KomunikataZgjedhjet në Shqipëri konsiderohen si periudhë premtimesh, por edhe indinjatash popullore që vijnë prej zhgënjimesh. Nuk kanë qënë të pakta rastet kur indinjata e banorëve të zhgënjyer nga politika, i ka bërë ata indiferentë ndaj kësaj të fundit.
Por këtë herë, me afrimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, banorët e disa fshatrave, kanë menduar një mënyrë ndryshe për të shprehur “revoltën” e tyre ndaj politikës.
Banorët e disa fshatrave kanë përgatitur një deklaratë publike që e kanë ngjitur në dyert e tyre, ku shprehen se heqin dorë nga e drejta e tyre për të votuar, vetëm sepse asnjë nga forcat politike nuk u ka shtruar rrugën që lidh fshatrat e tyre.
Po në mënyrë unanime ata i dërgojnë politikanëve edhe një mesazh në gjuhën angleze me shpresën se do të shohin vepra, e jo llafe: Don’t say me, show me! (Mos më thuaj, më trego!)
DEKLARATA:
Ne banorët e këtyre fshatrave si me poshtë:
Zinure, Bahute, Shimçan, Staravec, Lushe, Çipure,
Me mendim të testuar dhe unanim kemi arritur në këtë vendimarrje:
Me rastin e këtyre zgjedhjeve për kryetar bashkie te Peshkopisë, tërhiqemi nga e drejta e votës për arsye se asnjëra nga forcat politike kurrë nuk na ka mbështetur në lidhje me përfundimin e rrugës që i lidh këto fshatra.
“Ne nuk dëgjojmë më por vetëm shikojmë, kështu ju na e tregoni dhe ne ju mbështesim”
Në Europë përdoret një shprehje: Don’t say me, show me!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit