Punimet në pedonalen e qytetit të Bulqizës vijojnë dhe në një pjesë të saj kanë përfunduar.
Megjithëse është e ndaluar futja e automjeteve në pedonale dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ndëshkohet edhe me heqjen e lejedrejtimit, kjo nuk i ka penguar disa mjete që të përshkojnë pedonalen gjatë paradites së sotme.
Mungesa e pengesave në hyrje të pedonales dhe e vigjilencës nga policia e shtetit, ka sjellë që në shumë raste makinat të kalojnë përmes pedonales.
/tvbulqiza.al