Pavarësisht globalizimit ende ka vende që mund të konsiderohen të pashkelura nga turistët. Shumica e tyre përfshijnë ishuj që pavarësisht bukurive natyrore mbeten zgjedhja e fundit për shumicën e vizitorëve. Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë.
1-Ishulli Surtsey
Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë “ndaluar” për turistët.
2-Ilha da Queimada Grande ose ndryshe ‘Ishulli i gjarpërinjve’
Gjendet 35 km, nga brigjet e Brazilit me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues;. Një nga më të rrezikshmit është bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull.
3-Ishulli i Sentinelit të Veriut
Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje.. Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.
4-Tempulli i madh Ise, Japoni
Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda.
5-Ishulli Gruinard (Angli)
Deri në vitin 1980, ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin ogurzi, dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. kspertët paralajmërojnë se spore Antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar për qindra vjet.
MF/tvbulqiza.al