E shtunë, 23 Nëntor, 2024

7 milion € gjobë për autorin e librit për vrasjen e Bin Laden

1471712671noeasydayafpMarinsi që shkroi librin për vrasjen e kreut të Al Kaedës, do ti paguajë 7 milion euro qeverisë amerikane për shkak të shkeljes së ruajtjes së sekretit.
Libri “No easy day”  sipas marrëveshjes duhej të dilte nën pseudonimin Marc Oëen, dhe jo me emrin e vërtetë të autorit i cili nuk kishte arritur të merrte ende miratimin nga Pentagoni.
Në padinë e bërë në gjykatën e shtetit të Virxhinias, marinsi Matt Bissonette pranoi se nuk e kishte dhënë librin e tij për rishikim në Departamentin e Mbrojtjes para se të publikohej. Ai kërkoi falje duke thënë se kishte vepruar në bazë të një këshille të pasaktë të avokatit të tij.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit