Një 21-vjeçare u arrestua në qytetin e Shkodrës bashkë me dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.
Në një njoftim të policisë së qytetit verior thuhet se u arrestua L. Livalli, banuese në Grudë të Re, e cila akuzohet se bashkë me Prel Dushkun, 32 vjeç dhe Artan Livallin, 23 vjeç, kanë mbjellë kanabis sativa. Ata u zbuluan nga aksioni i kryer në këtë zonë në një operacion të koduar “Deadfall”. Si rezultat janë asgjësuar 5671 bimë të kultivuara në 24 parcela në fshatin Pepaj, njësia administrative Shosh, Shkodër.
GE/ tvbulqiza.al