E premte, 22 Nëntor, 2024

Berisha – Veliajt: Monstër, je më vrasës së vrasësi

20150702_181816_02071598-4_6QLb0RgIsh-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për largimin nga puna të drejtoreshës së televizionit A1News, që lejoi investigimin e skandalit të vdekjes së 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.
Në një status në Facebook, Berisha e ka quajtur Veliaj “më vrasës se vrasësi i 17-vjeçarit”, pasi me urdhër të tij u hoqën nga puna gazetarët që investiguan dhe publikuan skandalin.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Ky eshte monster, me vrases se vrasesi i Arditit 17 vjecar!
Pasi ndane parate e buxhetit me firmen qe vrau Arditin 17 vjecar dhe e groposi ne plehrat e Sharres, Erion Veliaj pushon nga puna dy gazetare qe hetuan vrasjen e Arditit nga firma e ortakut te tij ne vjedhje dhe ne krim. Ky eshte me vrases se sa vrasesi qe mbrohet nga Edi Rama si kryetar i Partise se tij per Peqinin! sb

Artikuj te ngjashem

Me te fundit