Përgjatë ditëve të fundit moti në zonën e Bulqizës ka qenë i paqendrueshëm, ku pasditen e sotme reshjet e shiut ranë me intensitet të lartë.
Megjithëse ditë më parë specialistët e Institutit të Gjeologjisë parashikuan se temperaturat e larta do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht, e kundërta duket se ndodh në Bulqizë, ku reshjet e shiut shoqërohen edhe me rënien e temperaturave.
Shiu me intensitet të lartë është kthyer në problem për banorët e rrethinave të Bulqizës, pasi dëmton të mbjellat.
GE/ tvbulqiza.al