Këto janë pamjet e para të publikuara nga vendngjarja pasi një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi në mesnatë Italinë Qëndrore, duke lënë 10 persona të vdekur dhe disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja, shkruan BBC.
Tërmeti ra në liglindje të qytetit të Peruxhias dhe kryebashkiaku tha se “gjysma e qytetit është shkatërruar.”
“Një familje prej katër anëtarësh ishte gjetur në rrënojat e qytetit Accumoli”, tha Stefano Petrucci në RAI TV.