Një stuhi e fortë ka përfshirë sot Tiranën ku si pasojë kanë mbetur të bllokuara disa rrugë.
Disa nga rrugët kryesore u bënë pothuajse të pakalueshme, ndërsa niveli i lumit Lanë në zonën pranë Pallatit me Shigjeta arriti në nivelin e rrugës.
Në disa zona ka patur edhe rrëzim të pemëve dhe shtyllave të ndriçimit për shkak të stuhisë, e cila zgjati pak miniuta por me pasoja të rënda.